Telegrafi

Xhaka për ndeshjen ndaj Liverpoolit: Sfidë e madhe nesër, të gatshëm të japim gjithçka

Granit Xhaka tashmë e ka bërë me dije se është i gatshëm për ndeshjen ndaj Liverpoolit që zhvillohet nesër në Anfield Road.

Mesfushori shqiptar kishte pësuar lëndim që e la jashtë për disa javë, mirëpo ka bërë të ditur se po ndihet mirë para derbit me The Reds.

Nga lëndimi i pësuar, Xhaka e humbi përballjen që The Gunners e fituan ndaj Burnleyt në fundjavën e kaluar.

“Sfidë e madhe nesër. Të gatshëm të japim gjithçka”, ka shkruar mesfushorin shqiptar në llogarinë e tij në Instagram.

Ndryshe, Arsenali udhëton te Liverpooli të shtunën në derbin e javës së tretë në Ligën Premier, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 18:30. /Telegrafi/