Site icon Telegrafi

Xhaka pas humbjes nga Portugalia: Ndonjëherë nuk mund të bëni më shumë kur Ronaldo shënon het-trik

Ronaldo dhe Xhaka (Foto: Granit Xhaka/Instagram)

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka folur pas humbjes së Zvicrës nga Portugalia në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zvicra është mposhtur nga Portugalia me rezultat 3-1 në kuadër të finaleve të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Golat në këtë ndeshje për portugezët u shënuan nga Ronaldo, i cili tundi tri herë rrjetën duke shënuar gola secili më i mirë se tjetri.

Lexo po ashtu Ronaldo e dërgon Portugalinë në finale të Ligës së Kombeve – dhuron spektakël duke shënuar tre gola ndaj Zvicrës

Paraqitja e yllit të Juventusit u vlerësua lartë dhe u duartrokit edhe nga mesfushori shqiptar, Xhaka, i cili ishte kapiten i Zvicrës.

Xhaka duke festuar golin e Zvicrës (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Vërtetë krenar për paraqitjen tonë dhe progresin që po bëjmë”,

“Ndonjëherë nuk mund të bëni më shumë kur Ronaldo shënon het-trik të veçantë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/  

 

Exit mobile version