Granit Xhaka ka reaguar në mënyrë të pakënaqshme në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Crystal Palace.
Trajneri Unai Emery vendosi ta largonte nga loja mesfushorin shqiptar në minutën e 61-të dhe në vend të tij e inkuadroi Bukayo Sakan.
Mirëpo, në momentin e zëvendësimit, ai u fishkëllye nga tifozët vendas, ashtu që reagimi i tij ishte i menjëhershëm duke kapur veshin, është parë duke sharë dhe e ka hequr fanellën, para se të hynte në tunel.
Xhaka është caktuar kapiten i Arsenalit nga Emery, por kur trajneri vendosi ta zëvendësonte, tifozët në mënyrë ironike e mbështetën vendimin e tij dhe më pas e fishkëllyen kapitenin, gjë që nxiti reagimin e tij.
27-vjeçari asistoi në golin e parë të këtij takimi që u mbyll me rezultat 2-2. /Telegrafi/
Granit Xhaka. Arsenal's captain. 😲 #ARSCRY pic.twitter.com/k2iAeuka48
— Football Survivor – LAST MAN STANDING APP (@footiesurvivor) October 27, 2019
Granit Xhaka, telling Arsenal fans to F*ck off, took his shirt off and walked down the tunnel. https://t.co/pt6af0FUsG
— TheArseneView (@TheArseneView) October 27, 2019