Telegrafi

Xhaka nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali

Getty Images

Sezoni i parë i Granit Xhakës te Arsenali nuk ishte edhe aq i mirë.

Ylli i Përfaqësueses hasi nuk shumë vështirësi në Ligën Premier dhe menjëherë mediat filluan të raportojnë për një largim të mundshëm.

Lexo po ashtu Të gjithë po tallen me lojtarët e Arsenalit te goli i tretë i WBA-së, përfshirë Mustafin dhe Xhakën (Foto/Video)

Xhaka ishte lidhur me një transferim te Bayern Munichu, por siç duket kjo nuk do të realizohet dhe rikthimi në Bundesliga nuk do të ndodh.

Por, sipas London Evening News, lojtari nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali dhe gjithë ofertat drejt tij do të refuzohen.

E gjitha kjo pasi shqiptari nga Kosova dëshiron të mbyllë gojën kritikëve me lojën e mirë në sezonin e ri. /Telegrafi/