Ish-ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandez është shembulli i përkryer i mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka.
37-vjeçari, i cili tani luan në Katar me Al-Sadd Sports Club, konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës së tij, pasi ka luajtur rol kyç për të ndihmuar Barcelonën dhe Spanjën të dominojnë futbollin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ndikimi i tij në lojtarët e rinj është i qartë që, pasi ai është përdorur si një pikë referimi nga Xhaka në shpjegimin e rëndësisë së mesfushorëve qendror në lojë moderne.
“Si një lojtar në mesfushë ne kemi një rol shumë të rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Xhaka në një intervistë për Pro Direct, përcjell Telegrafi.
“Prekja e parë është shumë e rëndësishme. Me atë që ju mund të hapni lojën, ju mund të përjashtoni 2-3 lojtarët me këtë kontakt të parë me marrjen e distancës prej tyre kështu që ju mund të vazhdoni me lojë tuaj.
“Një shembull i mirë është Xavi. Edhe pse ai nuk është më i shpejti, prekje e tij e parë është si asnjë lojtar tjetër ashtu si [Zinedine Zidane]”.
“Kjo është arsyeja pse për ne lojtarët e mesfushës, prekja e parë është shumë e rëndësishme”, përfundoi mesfushori me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/