Telegrafi

Xhaka: Nder i madh për të qenë kapiten i Arsenalit, faleminderit Topçinj për mbështetjen

Granit Xhaka (Getty Images)

Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes ndaj Manchester Unitedin, ku ishte kapiten i Arsenalit.

Arsenali ka humbur në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Unitedi fiton në fund ndaj Arsenalit

Por, ajo çfarë ra në sy ishte shiriti i kapitenit, i cili kësaj radhe i takonte mesfushorit me prejardhje shqiptare, Xhakës.

Ky vendim i trajnerit Arsene Wenger e ka lumturuar Xhakën, i cili ka shkruar në profilin e tij privat në rrjetet sociale, duke thënë se është nder i madh.

Wenger ia besoi shirin e kapitenit Xhakës (Getty Images)

“Një nder i madh për mua të jem kapitenin në këtë ekip të mrekullueshëm”.

“Kjo me të vërtetë do të thotë shumë për mua!!!”.

Lexo po ashtu Man Utd 2-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

“I zhgënjyer me këtë rezultat, por faleminderit për mbështetjen tuaj Topçinj”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndryshe, Xhaka asistoi tek goli i Arsenalit, i cili u shënua nga armeni Henrikh Mkhitaryan. /Telegrafi/