Telegrafi

Xhaka mund të përfundojë në Leicester, pritet shkëmbim me Ndidin

Kishte shumë lajme që Granit Xhaka do të nënshkruajë me Hertha Berlin, por së fundmi është shtuar edhe një pistë e re. 

Sipas mediave britanike mësohet se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është gati të sakrifikojë futbollistin shqiptar për të siguruar transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Wilfred Ndidi.

Arsenali ka përgatitur ofertën për blerjen e 23-vjeçarit nigerian duke ofruar Xhakën plus 46 milionë euro.

Futbollisti afrikan renditet si lojtari i dytë në kampionatin anglez me ndërhyrjet më të sakta dhe shihet si element kyç për strategjinë e trajneri të ri.

Ndërkohë, duket se Xhaka nuk e sheh më veten pjesë të “Topçinjve” teksa trajneri i tij i ri nuk kërkon t’i japë një shans të dytë.

Përplasja me tifozët e Arsenalit dhe heqja e fanellës gjatë një ndeshje, ka bërë që marrëdhëniet e tij të mos jenë më të mirat. /Telegrafi/