Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali dhe të përfundojë te Roma këtë verë.
Afati kalimtar i verës pritet të sjell shumë ndryshime tek trajnerët dhe lojtarët.
Njëri nga ta që mund ta përjetojë padyshim se është edhe shqiptari i Arsenalit, Granit Xhaka.
Xhaka thuhet se ka shanse të largohet nga Arsenali këtë verë ashtu sikurse edhe Willian, Hector Bellerin dhe shumë lojtarë të tjerë.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Roma është e interesuar të nënshkruajë Xhakën këtë verë.
Granit Xhaka has chances to leave Arsenal this summer as Willian, Hector Bellerin and many other players. 🚨 #AFC
AS Roma are interested in signing him and have opened talks with his agents, José Mourinho wants him – also Bundesliga clubs are in the race. @DiMarzio 🔴 #Xhaka
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 27, 2021
Klubi italian thuhet se ka hapur bisedime me agjentët e shqiptarit dhe trajneri Jose Mourinho e dëshiron atë.
Për Xhakën thuhet se interesim kanë shprehur gjithashtu edhe klubet gjermane nga Bundesliga. /Telegrafi/