Telegrafi

Xhaka: Mezi po pres të takohem me mikun tim dhe Milanin

Tashmë dihen çiftet e reja të 1-16 së finales së Ligës së Evropës.

Natyrisht se çifti kryesor i kësaj gare prestigjioze evropiane për klube, ka përballur mes tyre Arsenalin dhe Milanin.

Kjo do të thotë se ballë për ballë të jenë edhe dy reprezentues zviceran, të cilët janë edhe miq të mirë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e kuqezinjve, Ricardo Rodriguez dhe mesfushorit shqiptar të Gunners, Granit Xhakën.

Ky i fundit duket se mezi po e pret takimin me mikun dhe se në fund do të ngadhënjen ai me bashkëlojtarët.

“Kohë të gjatë pa u përballur me njëri-tjetrin miku im. Unë jam duke kërkuar para për këtë ndeshje, jo vetëm kundër AC Milanit, por edhe kundër mikut tim!”, shkruan ndër të tjerash Xhaka.

Ndryshe, takimi i parë mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 8 mars në stadiumin San Siro. /Telegrafi/