Telegrafi

Xhaka me mesazh prekës pas pensionimit të detyruar të Bytyqit: Bëhu i fortë vëlla (Foto)

Granit Xhaka është treguar i madh me rastin e Sinan Bytyqit, teksa i ka dal në krah pas pensionimit të detyruar të tij shkaku i sëmundjes.

Futbollisti nga Kosova, Sinan Bytyqi është detyruar ta lë futbollin pa dëshirën e tij në moshën më të mirë, atë 22-vjeçare.

Djaloshi 22-vjeçar u detyrua të ndalet së luajturi futboll pasi kishte mësuar se kishte një problem në zemrën e tij.

Bytyqi kishte kardiomyapti në zemër që do të thotë se një muskul i zemrës ishte zgjeruar duke krijuar dëmtime funksionale të zemrës.

Lexo po ashtu Rrëfimi i dhimbshëm i futbollistit të Kosovës, Sinan Bytyqi: Problemet në zemër më detyruan ta ndërpresë karrierën, tani jam i lumtur me punën time te City

Kështu, karriera e tij e cila mendohej të ishte e madhe pasi Bytyqi ishte akademi e Manchester Cityt dhe disa herë u huazua në Holandë u ndal në gjysmë.

Megjithatë, në përkrahje të tij dhe duke e bashkë-ndje dhimbjen me të ka dal futbollisti tjetër me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

Postimi i Xhakës me mesazhin prekës për Bytyqin (Granit Xhaka/InstaStory)

Mesfushori i Arsenalit ka postuar një fotografi të tij në rrjetet sociale, ku i ka kushtuar një mesazh prekës, teksa i ka thënë të bëhet i fortë.

“Është për të ardhur keq që në moshë kaq të re ta lësh futbollin pa dëshirën tënde, por shëndeti është në radhë të parë. Bëhu i fortë vëlla”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale. /Telegrafi/