Telegrafi

Xhaka i kënaqur me fitoren kundër skuadrës së ligës së pestë angleze (Foto)

Granit Xhaka ka folur pas takimit ndaj Sutton Unitedit, i cili bën pjesë në ligën e pestë angleze.

Këtë të fundit skuadra e Arsenalit e ka mposhtur me rezultat 2-0 në kuadër të FA Cup.

Lexo po ashtu Portieri Shaw në disiplinore, shkaku i bastoreve

Mesfushori është ndarë i kënaqur me fitoren dhe se tani po përqendrohet në takimin e radhës kundër Lincoln Cityn, transmeton Telegrafi.

“Një tjetër biletë dhe po shikojmë në takimin tonë të ardhshëm kundër Lincoln Cityt. Shumë dhe të respekt të veçantë për Theon në arritjen e madhe”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Mesfushori shqiptar është paraqitur përgjatë 90 minutave ndaj Sutton, me ç’rast është vlerësuar me notën 6.9.

Lexo po ashtu Sutton United 0-2 Arsenal: Notat e lojtarëve, Mustafi dhe Xhaka me paraqitje solide (Foto)

Arsenali do të përballet me Lincoln Cityn, ndeshje që zhvillohet mes datave 10 dhe 13 mars. /Telegrafi/