Arsenali fitoi në finale të Superkupës së Anglisë (FA Community Shield) ndaj Chelseat dhe pas takimit foli Granit Xhaka.
Shqiptari u zgjodh lojtari i ndeshjes, ndërsa premtoi se skuadra do vazhdojë të punojë fortë.
“Kemi pasur një para-sezon të mirë, paraqitja e sotme ishte hapi i parë për sezonin e ri”.
“Jam shumë i lumtur dhe do vazhdojmë të punojmë shumë. Javën e ardhshme fillon Liga Premier dhe shpresojmë që ta fillojmë mirë”, ka thënë Xhaka.
Topçinjtë fituan ndaj Bluve pas penalltive. /Telegrafi/