Telegrafi

Xhaka i gëzohet takimit me Blerim Destanin e ‘Arifhikmetin’ (Foto)

Granit Xhaka ndihet i gëzuar pas takimin me dy miqtë e tij, Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.

Mesfushori i Arsenalit, Xhaka, ka shfrytëzuar pushimin e tij disa ditor për tu takuar në një nga qytetet e Evropës me dy miq të tij të vjetër.

Janë këta aktorët shqiptarë, Blerim Destani dhe Xhevdat Jashari apo i njohur më shumë me emrin nga roli i tij, Arif Hikmeti, të cilët kanë kaluar kohë së bashku me Xhakën përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Xhaka pozon nga shtrati me partneren (Foto)

Ky takim me këta dy miq  e ka gëzuar jashtë mase Xhakën, i cili në fotografinë e postuar në rrjetet sociale shihet duke qeshur.

“Gëzohem që ju shoh vëllezër, Blerim Destani e  Xhevdet Jashari”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në ‘Facebook’. /Telegrafi/

Të gjithë jemi kurioz ta dimë se kush i bëri të qeshin kaq shumë?!