Granit Xhaka është i gatshëm për derbin e javës në Ligën Premier, atë londinez që Arsenali e luan ndaj Chelseat.
Arsenali do luaj nesër (e diel) ndaj Bluve të Londrës në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit anglez, Ligën Premier.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Xhaka pritet të luaj nga minuta e parë në këtë takim dhe është i gatshëm të jap më të mirën për fitoren e Topçinjve.
“Ndeshje e madhe në udhëtim te Chelsea për derbin e madh të Londrës. Shpresojmë të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të marrim fitoren e tretë radhazi”, ka shkruar Xhaka në Facebook.
Ndryshe, ndeshja fillon nga ora 14:30 dhe zhvillohet në stadiumin e Bluve, Stamford Bridge. /Telegrafi/