Telegrafi

Xhaka i gatshëm për derbin londinez ndaj Chelseat (Foto)

Granit Xhaka pritet të luaj derbin e parë londinez ndaj Chelseat.

Mesfushori nga Kosova ka treguar që ndihet i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj skuadrës së Antonio Contes.

Kjo pasi, ka shfrytëzuar profilin e tij në ‘Facebook’ për të treguar që është gati për ndeshjen ndaj Chelseat.

“Përfundoi stërvitja. Jemi gati për ndeshjen e nesërme ndaj Chelseat”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’.

Ndryshe, Arsenal dhe Chelsea do të ndeshet nesër(shtune) në derbin londinez, duke filluar nga ora 18:30. /Telegrafi/