Ylli me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka po peshon të ardhmen e tij në Arsenal.
Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë kapiten i Arsenalit disa herë nën urdhrat e Unai Emeryt dhe ka impresionuar në mesfushë.
Xhaka ka filluar të bëhet lider i Topçinjve, por ka zbuluar se ai është i etur të vazhdojë të përmirësojë edhe më tutje karrierën e tij.
Mesfushori nga Kosova ka treguar se është shumë ambicioz dhe synon të bëjë hapin e radhës të madh në karrierë.
“Unë jam shumë ambicioz”, ka thënë fillimisht Xhaka për mediumi Tagblatt.
“Dua të bëjë hapin tjetër. Arsenali nuk duhet të jetë ndalesa e fundit”, përfundoi prishtinasi. /Telegrafi/