Granit Xhaka ka folur rreth takimit me skuadrën zvicerane të fëmijërisë.
Arsenal dhe Basel do të takohen sonte me fillim në ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Xhaka ka thënë se është emocion i veçantë ballafaqimi i sërishëm me vëllanë, Taulantin, ndërsa ka dashuri për të dyja ekipet, transmeton Telegrafi.
“Fëmijëria dhe vëllazëria! Kur nuk kam e ëndërruar këtë, por kjo është e vërtetë. U rrita në Basel dhe atje kam luajtur për të parën herë. Tani do të luajë kundër vëllait tim! Emocione të mëdha dhe dashuri për të dytë”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Vëllezërit Xhaka janë takuar edhe në kuadër të evropianit, kur Graniti me Zvicrën triumfoi kundër Taulantit me Shqipërinë. /Telegrafi/