Alexis Sanchez duket se po kalon çastet e tij të fundit te Arsenali.
Por kjo nuk e ka penguar mesfushorin nga Kosova, Granit Xhaka të flas për shokun e tij të ekipit.
Kiliani është pranë kalimit tek rivalët e Arsenalit, Manchester United.
Në një prononcim për Sky Sports, Granit Xhaka ka thënë se do të ishte i lumtur nëse Sanchez qëndron.
“Ne jemi njerëz dhe lexojmë çdo ditë nga ato që shkruhet. Të them të drejtën do të isha i lumtur nëse Sanchez qëndron me ne”, ka thënë Xhaka.
“Pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh ne duhet marrim shembull nga ai pasi gjithmonë jep më të mirën në stërvitje dhe në ndeshje”, u shpreh Xhaka.
Mesfushori prishtinas ka folur edhe për afrimin e mundshëm të Henrik Mkhitaryan te Arsenali.
“Unë e njoh Mkhitaryanin nga Bundesliga por edhe jemi përballur disa herë në kampionatin anglez”.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer por nuk mund të them më shumë pasi nuk e di nëse do të vije ose jo”, ka përfunduar Xhaka.
Sipas medieve angleze Arsenal dhe Manchester United janë në përfundim të bisedimeve për shkëmbimin Mkhitaryan – Sanchez. /Telegrafi/