Telegrafi

Xhaka flet pas humbjes nga Liverpooli: E dhimbshme, por duhet të qëndrojmë së bashku

Granit Xhaka. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli ka triumfuar në derbin e javës së tretë në Ligën Premier ndaj Arsenalit.

Skuadra e Jurgen Klopp mori një fitore të lehtë me rezultat 3-1.

E pas kësaj sfide të humbur, kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka thënë se është e dhimbshme, por që duhet të qëndrojnë së bashku.

Xhaka që qëndroi në fushë për gjatë 90 minutave, shfrytëzoi rrjetin social Instagram për t’iu drejtuar tifozëve.

Lexo po ashtu Arsenal

“E dhimbshme është kur humbasim, por çelësi afatgjatë i suksesit është të qëndrojmë së bashku pas një dëshpërimi”.

“Ne kemi nevojë për ju për sfidën e radhës, për këtë arsyeje ne jemi më të fortë”, ka shkruar Xhaka.

Arsenali ndeshjen e radhës e zhvillon në shtëpinë e tyre me 1 shtator ndaj rivalit lokal Tottenham Hotspur. /Telegrafi/