Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim te Watfordi.
Djelmoshat e Arsene Wenger kanë shijuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës Premier, pasi kanë mposhtur në udhëtim Watfordin e Walter Mazzarrit.
Granit Xhaka ka qenë i pranishëm në fushë gjatë gjithë takimit, ku ka marrë vlerësime pozitive për paraqitjen e sotme, transmeton Telegrafi.
Me të përfunduar takimi, Xhaka ka takuar bashkëlojtarin te përfaqësuesja zvicerane, i cili luan për Watfordin, Valon Behramin.
Teksa Xhaka shihet se ngushëllon me duar Behramin, nuk dihet nëse kanë biseduar për ftesën e Zvicrës kundër Portugalisë, e cila bëri bujë të madhe në Kosovë.
E gjithë kjo pasi që Kosova do të luajë për herë të parë në histori në ndonjë ndeshje kualifikuese për botëror, ku do të takohet me Finlandën në Helsinki, ndërsa futbollistët e lartpërmendur kanë marrë ftesa prej Federatës së Futbollit të Kosovës, ku besohet se nuk kanë pranuar të veshin fanellën e përfaqësueses kosovare.
Kujtojmë se Zvicra ka ftuar edhe sulmuesin prizrenas, Shani Tarashajn, i cili është pritur të luajë për Kosovën. /Telegrafi/