Granit Xhaka ka fituar trofeun e tij të parë me skuadrën e Arsenalit.
Arsenali fitoi 2-1 në finalen e Kupës FA ndaj Chelseat, duke ngritur lart trofeun pas 90 minutave.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar emcioniet e tij.
“Një emocion jashtëzakonisht i madh për të ngritur Kupën e famshme angleze dhe ne e bëmë këtë për herë të 13-të”, ka shkruar fillimisht Xhaka në Facebook.
“Një përfundim spektakolar për këtë sezon. E gjithë kjo është e dedikuar për të gjithë ata tifozë që na kanë kushtuar besimin dhe shpirtin e tyre”, përcjell Telegrafi.
“Ju jeni më të mirët dhe ju premtoj një performancë më të mirë vitin e ardhshëm”, mbyll mesfushori nga Kosova shkrimin e tij. /Telegrafi/