Telegrafi

Xhaka: Emery më ka përmirësuar si lojtar

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka beson se Unai Emery tashmë e ka përmirësuar atë si një lojtar.

Reprezentuesi zviceran pati shumë kritika gjatë sezonin të fundit nën urdhrat e Arsene Wenger, por ka bërë përmirësim të vazhdueshëm këtë sezon nën trajnerin Emery.

26-vjeçari ka nisur çdo ndeshje të Ligës Premier për Topçinjtë dhe ka qenë një figurë qendrore në serinë e tyre mahnitëse me nëntë fitore radhazi në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Legjenda e Arsenalit, Parlour kritikon Xhakën: Nuk është aq energjik, mund të mbetet në bankë

Xhaka shpesh është veçuar për ndërhyrjet e tij të nxituara në mes të fushës, por beson se shefi i ri i Arsenalit tashmë e ka përmirësuar lojën e tij.

Mesfushori, i cili luajti në humbjen 2-1 të Zvicrës në Belgjikë të shtunën, nuk ka dyshim se Emery duhet të falënderohet për ringjalljen e tij.

Xhaka duke marrë këshilla loje nga Emery në stërvitje

“Në nivel taktik, menaxheri më ka ndihmuar me të vërtetë”, ka thënë fillimisht Xhaka për Daily Mail.

“Kemi nevojë për kohë për të njohur karakterin dhe filozofinë e menaxherit të ri”.

Lexo po ashtu Xhaka për herë të parë kapiten i Arsenalit në Ligën Premier

“Është duke shkuar mirë dhe po përmirësohem, por ne mund të përmirësohemi ende”, përfundoi mesfushori me prejardhje shqiptare.

Emery ka zgjedhur të përdorë Xhakën si pjesë e një mesfushe dyshe, ku filloi sezonin së bashku 19-vjeçarin Matteo Guendouzi, por në javët e fundit, mesfushori i Uruguait, Lucas Torreira është partneri i tij. /Telegrafi/