Granit Xhaka dhe Thomas Strakosha janë dy futbollistët shqiptarë që kanë shkëlqyer në javën që lamë pas.
Mesfushori nga Podujeva që aktivizohet me Arsenalin i ka dhënë skuadrës së tij një fitore me vlera përballë Newcastles 1-2.
Në këtë takim Xhaka shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajta e lirë.
E në anën tjetër meritor për fitoren e Lazios ka qenë portieri shqiptar Thomas Strakosha.
23-vjeçari ka bërë disa pritje të pabesueshme duke i dhënë tri pikë Lazios nga udhëtimi i vështirë te Empoli.
Falë paraqitjeve të mira, dy yjet shqiptarë kanë zënë pjesë në ekipin më të mirë të javës nga FIFA në bashkëpunim me ekspertët e EA Sports.
Në mesin e 22 futbollistëve më të mirë në botë për javën e kaluar janë edhe yje si Eden Hazard, Joao Cancelo, Kalidou Koulibaly, Timo Werner e të tjerë. /Telegrafi/