Telegrafi

Xhaka e Shaqiri në mesin e yjeve refugjatë që i ndihmuan futbollit

“BBC” ka bërë një renditje me futbollistët që janë të njohur dhe që familjet e tyre janë refugjate dhe në mesin e shumë yjeve janë edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Mesfushori qendror i Arsenali dhe anësori i Stoke Cityt nuk janë thjesht vetëm idhuj të tifozëve shqiptarë, por me lojën dhe karakterin e tyre janë bërë idhuj edhe më gjerë.

Shaqiri dhe Xhaka janë me prejardhje nga Kosova dhe familjet e tyre u larguan për shkak të luftës drejt Zvicrës, ku filluan qysh në vegjëli të merren me futboll, për të arritur më vonë nivelet më të larta.

Lexo po ashtu Rrëfimi emocionues i Behramit për refugjatët, bën tatuazh flamurin e Kosovës: Kam dy pjesë të jetës, njëra i takon Kosovës dhe tjetra Zvicrës

Mediumi i njohur anglez, “BBC” ka bërë një renditje me futbollistët që janë të njohur dhe që familjet e tyre janë refugjate, ku në mesin e shumë yjeve janë edhe dy futbollistët me prejardhje nga Kosova, Xhaka e Shaqiri.

“BBC” shkruan më tej se këto familje janë larguar nga luftërat në vendet e tyre dhe kanë vazhduar të kontribuojnë në futboll, posaçërisht në Britani të Madhe.

Nga futbollistët tjerë të përmendur nga mediumi anglez janë edhe sulmuesi belg, Christian Benteke dhe ai i Stoke Cityt, Saido Berahino. /Telegrafi/