Telegrafi

Xhaka e cilëson si të mrekullueshëm dhe me plot emocione derbin londinez (Foto)

Mesfushori nga Kosova ka folur për fitoren e thellë 3-0 të skuadrës së tij ndaj Chelseat.

Granit Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij në ‘Facebook’ për të uruar shokët e skuadrës dhe për të folur për ndeshjen ndaj Chelseat.

“Lojë e bukur nga djemtë e Arsenalit!”, ka shkruar Xhaka në ‘Facebook’, transmeton Telegfrafi.

Lexo po ashtu Arsenal 3-0 Chelsea, notat e lojtarëve, kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi (Foto)

“Një ndeshje e mrekullueshme me plot emocione dhe tre pikë tjera. Këtu jemi, një tjetër hap për në krye. Urime!”, ka mbyllur shkrimin e tij mesfushori kosovar.

Ndryshe, Xhaka u inkuadrua në lojë në pjesën e parë, pasi e zëvendësoi në minutën e 32-të mesfushorin Francis Coquelin. /Telegrafi/