Mesfushori nga Kosova ka folur për fitoren e thellë 3-0 të skuadrës së tij ndaj Chelseat.
Granit Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij në ‘Facebook’ për të uruar shokët e skuadrës dhe për të folur për ndeshjen ndaj Chelseat.
“Lojë e bukur nga djemtë e Arsenalit!”, ka shkruar Xhaka në ‘Facebook’, transmeton Telegfrafi.
“Një ndeshje e mrekullueshme me plot emocione dhe tre pikë tjera. Këtu jemi, një tjetër hap për në krye. Urime!”, ka mbyllur shkrimin e tij mesfushori kosovar.
Ndryshe, Xhaka u inkuadrua në lojë në pjesën e parë, pasi e zëvendësoi në minutën e 32-të mesfushorin Francis Coquelin. /Telegrafi/