Telegrafi

Xhaka e ‘bombardon’ De Biasin në faqen zyrtare

Taulant Xhaka nuk është grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut dhe atë kualifikuese ndaj Izraelit.

Ylli i Baselit ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm duke fituar titullin dhe Kupën e shtetit me skuadrën e tij.

Por pas ndeshjes me Italinë ai u largua nga grumbullimi dhe kësisoj prishi marrëdhëniet me trajnerin italian të Shqipërisë, Gianni De Biasi.

E pasi ka mbetur jashtë listës së lojtarëve, Taulanti ka reaguar nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook.

Ai ka bërë me dije se trajnerët ndërrohen, ndërsa ai do të mbetet gjithmonë kuq e zi duke u uruar fat Kombëtares në ndeshjet e radhës.

“… vijnë dhe ikin, por unë gjithmonë kuq e zi”, ka shkruar Xhaka. /Telegrafi/