Arsenali ka shënuar fitoren e radhës në Ligën Premier dhe kjo i ka bërë të lumtur dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.
Topçinjtë kanë fituar në shtëpi ndaj Birghtonin me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit anglez, Ligës Premier.
Kjo fitore e ka ngritur Arsenalin në vendin e pestë në tabelë me 13 pikë, po aq sa ka edhe Chelsea në vendin e katërt.
Fitorja e radhës ndaj Burnleyt i ka bërë të lumtur edhe dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.
“Dy gola ishin të mjaftueshme për 3 pikë. Është koha për pushim ndërkombëtar. Shihemi së shpejti Topçinj”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij zyrtar në Instagram.
“Tre fitore nga tre ndeshje këtë javë! Jo është keq… Duhet të vazhdojmë kështu pas pushimit ndërkombëtar!”, ka shkruar Mustafi.
Ndryshe, Xhaka në këtë takim luajti për 83 minuta, ndërsa mbrojtësi nga Tetova e zhvilloi gjithë ndeshjen. /Telegrafi/