Telegrafi

Xhaka dëshiron të bëhet pjesë e historisë së Arsenalit: Duam triumfin në Ligën e Evropës

Granit Xhaka është i vendosur që ta mbyllë këtë kapitull dhe ta shkruajë emrin e tij në historinë e pasur të klubit londinez më vonë gjatë këtij muaji.

Arsenali është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës dhe do të përballet me Chelsean në Baku më 29 maj.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Xhaka dëshiron triumfin në finale ndaj rivalëve të urryer të lokal.

Lexo po ashtu Shkodran Mustafi e Granit Xhaka: Çfarë ndjenje, jemi në finale të Bakus

“Është një kohë e gjatë, 25 vjet. Tani që jemi në finale ne e duam trofeun për klubin, për tifozët dhe për lojtarët tanë gjithashtu”.

Xhaka duke festuar një gol të Arsenalit ndaj Valencias (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Çdo pjesë e historisë është e këndshme”.

“Nëse mund të jeni në historinë e këtij klubi të mrekullueshëm, është diçka që të bën krenar. Por, së paru ju duhet të fitoni”, ka deklaruar Xhaka.