Telegrafi

Xhaka asiston në fitoren e Baselit

Pasi ka vazhduar ditë më parë kontratën me Baselin, Taulant Xhaka ka qenë protagonist në fitoren ndaj Luganos.

Kampioni aktual i Zvicrës ka mposhtur në shtëpi Luganon me rezultat të thellë 4:1.

Mesfushori shqiptar ka asistuar tek goli i dytë i Baselit i shënuar nga mesfushori Renato Steffen.

Në këtë takim si gjithnjë Xhaka ishte i plotë duke qëndruar në fushë për gjatë gjithë ndeshjes dhe u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Pas pesë javëve në elitën e futbollit zviceran, Baseli ndodhet në krye me 15 pikë të tubuara. /Telegrafi/