Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka inspektuar punimet në korridorin 8, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri tha se shpreson punimet në ndërtimin e korridorit të kryhen në kohë, pra deri në vitin 2027.
“Jemi në pikën e fillimit të punimeve në realizimin e projektit mega korridorin 8, pjesë e së cilës është edhe korridori 10d.
Punimet do të zgjasin deri në fund të 2027-tës. Duke marrë parasysh se punëmarrësit apo punë kryesit projektet që i kanë realizuar në rajon i kanë kryer në kohë dhe se s’ka dilema se edhe ky projekt do të realizohet në kohë”, tha Xhaferi./Telegrafi/