Xavi ka thënë se është i hapur që të marrë në të ardhmen drejtimin e një skuadre të madhe nga Liga Premier.
Legjenda e Barcelonës u pensionua nga futbolli në maj të këtij viti, duke bërë mbi 700 paraqitje për klubin dhe fitoi 25 trofe.
39-vjeçari i kaloi katër vitet e karrierës së tij në Katar, pasi ka luajtur për Al Saddin, para se të bëhej trajner i tyre më herët në këtë verë.
Xavi ka thënë se ai është i hapur që ta drejtojë një skuadër nga Anglia, derisa po përmirësohet çdo ditë si trajner.
“Kujt nuk i pëlqen Liga Premier?”, ka thënë spanjolli. “Atmosfera, stadiumet dhe lojtarët që luajnë atje, të bëjnë të mos mendosh dy herë”.
“Do ta pëlqeja që t’i udhëheqë njërën nga skuadrat e mëdha si, United, City, Chelsea, Arsenal, Liverpool apo Tottenham”, ka shtuar më tej Xavi.
Legjenda spanjolle po lidhet gjithashtu edhe me një kalim të Barcelona si zëvendësues i Ernesto Valverdes që ka zhgënjyer në këtë fillim sezon. /Telegrafi/