Trajneri i Barcelonës, Xavi pret që talentët Gavi dhe Ronald Araujo të mbeten në klub, duke nënshkruar kontrata të reja të dy, teksa ka folur edhe për situatën e Ousmane Dembele.
Dyshja me vlerësime të larta janë lidhur me largime të mundshme në verë, pasi kontratat e tyre po shkojnë drejt fundit.
Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Xavi nuk pret që Gavi dhe Araujo të largohen, ndërsa ai gjithashtu i kërkoi Dembeles të bisedojë me klubin për një marrëveshje të re nëse dëshiron të qëndrojë në Camp Nou.
“Gavi dhe Araujo janë shumë të rëndësishëm për ne për të ardhmen”, ka thënë fillimisht Xavi për gazetarët.
“Barça nuk mund t’i lejojë ata të largohen. Unë dua të mendoj që të dy do të rinovojnë kontratën”.
“E shoh Ousmane Dembelen shumë të lumtur, nëse dëshiron të qëndrojë duhet të flasë me klubin”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Ndryshe, Xavi ka rikthyer ‘shpirtin’ e Barcelonës dhe rezultatet pozitive, teksa secili lojtarë po ndihet i lumtur, pasi po merr minutat e merituar. /Telegrafi/