Site icon Telegrafi

Xavi: Pep ndryshoi futbollin botëror, ndryshoi edhe stilin e Madridit

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se ‘edhe Real Madrid ka ndryshuar stilin e tyre’ për shkak të Pep Guardiolës.

Në një dokumentar për Sky Sport rreth Guardiolës që do të transmetohet nga transmetuesi të hënën në mbrëmje, Xavi shpjegoi në detaje se si shefi i ri i Manchester City filloi një ‘revolucion të vërtetë të futbollit’ në Barcelonë dhe ndikimin e tij në rivalët e tyre.

“Joan Vila, i cili ishte mentori im në La Masia, më tha: Djal, thith gjithçka që mundesh nga Pep. Gjëja e parë që mbaj mend atë duke thënë, është që një trajner si ai nuk do të tolerojë asnjë lojtar që nuk punon shumë”, deklaroi Xavi për Sky Sport transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Neymar: Isha i frikësuar kur e pashë për herë të parë ‘Messi & Co’

“Presioni i lartë ishte i shkëlqyer. Ky ishte një revolucion i vërtetë futbolli, një lloj modern i futbollit. Brenda pak vitesh, askush nuk ka luajtur me topa të gjatë më, edhe Real Madrid ka ndryshuar stilin e tyre”

“Vitin e parë Pep ka filluar këtë revolucion të futbollit. Ne kemi bërë histori. Jo vetëm për fitoret, por edhe për mënyrën se si ka luajtur”.

Lexo po ashtu Xavi: Askush nuk do e arrijë nivelin e Messit

“Ai ndryshoi futbollin botëror. Ai nuk ka ndryshuar vetëm Barcelonën, por ai ndryshoi futbollin botëror. Unë mendoj se ai është një nga të paktët njerëz që mund të ndryshojë futbollin anglez”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version