Telegrafi

Xavi: Neymar mund ta fitoj Topin e Artë pas pensionimit të Messit dhe Ronaldos, PSG favorit përball Realit

Xavi, ish-ylli i skuadrës i Barcelonës, ka folur rreth sfidës së javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve, ku do të takohen Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.

Këtë të fundit ish-reprezentuesi spanjoll mendon se është favorit në një ndër ballafaqimet më interesante të fazës pas grupore, e cila do të luhet në Parc de Princes.

“Unë mendoj se ata janë pak favoritë duke parë formën e tyre dhe të Real Madridit, por spanjollët gjithmonë ka ADN fituese, veçanërisht në Ligën e Kampionëve”, tha Xavi.

Ai ka folur edhe për sulmuesin Neymar, të cilin e sheh si lojtarin kryesor për ta fituar Topin e Artë pas pensionimit të Lionel Mesit dhe Cristiano Ronaldon.

“Jam i bindur se do të fitojë Topin e Artë, kur të largohen Messi ose Cristiano. Ai është një lider i natyrshëm në dhomën e veshjes dhe në fushë, i cili gjithmonë e dëshiron topin. I gatshëm për të dhënë shfaqje dhe të bëjë gjëra të mira. E kam njohur personalisht dhe është një njeri i madh”, shtoi Xavi.

“Një nga ëndrrat e mia do të ishte të stërviti Barçën, por duhet të përgatitem shumë. Së pari duhet të licencohem, jam përshtatur shumë në Katar dhe jam duke punuar për një projekt të gjatë”, përfundoi spanjolli.

Xavi kujtojmë se ka fituar të gjitha trofetë e mundur në futboll me klubin e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, ndërsa nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë. /Telegrafi/