Site icon Telegrafi

Xavi kërkon nga drejtuesit e klubit të rinovojnë kontratën me Araujon

Ronald Araujo është njëri nga lojtarët që ka shkëlqyer më së shumti këtë edicion me fanellën e Barcelonës.

Megjithatë mbrojtësi uruguaian mund të largohet nga Camp Nou, pasi ka një pagë të ulët dhe interesim kanë shprehur skuadrat e mëdha si Real Madrid, Chelsea dhe Man Utd.

Kontrata e Araujos me Barcelonën skadon në verën e vitit 2023 dhe klubi po synon t’ia vazhdojë kontratën.

Ka qenë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez që i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, se duhet të rinovohet kontrata me mbrojtësin uruguaian.

“Rinovimi i Araujos është një prioritet për ne. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën”, tha Xavi.

“Araujo është një futbollist fitues, një djal shumë konkurrues që jam shumë i kënaqur me të. Ai na jep shumë dhe duhet të qëndrojë në Camp Nou”, u shpreh Xavi

22-vjeçari është bashkuar me Barçen B në vitin 2018 nga skuadra uruguaiane Boston River, derisa nga vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të katalunasve. /Telegrafi/

Exit mobile version