Site icon Telegrafi

Xavi këmbëngul se rinovimi i kontratës së Araujo është prioritet

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për situatën e mbrojtësit uruguaian, Ronald Araujo, i cili sipas tij duhet të rinovoj kontratën me klubin nga Camp Nou.

Kontrata e Aruajos me klubin nga Camp Nou skadon në verën e vitit 2023 dhe Barcelona kërkon t’ia vazhdojë kontratën atij për t’i shmangur interesimin e klubeve.

Megjithatë, palët deri tani nuk kanë arritur një marrëveshje pasi sipas gjitha gjasave janë ende larg përafrimit të kushteve që klubi ofron dhe lojtari kërkon.

Lexo po ashtu Zbulohet paga e ulët e Araujos te Barcelona, Real Madrid, Chelsea dhe United interesohen për uruguaianin

Por, trajneri Xavi është i etur për ta mbajtur Araujon në skuadër, pasi mbrojtësi uruguaian është thuajse lojtari më i mirë i Barcelonës këtë sezon.

“Vazhdimi i kontratës së Araujos është një nga prioritetet”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Ne duam patjetër të vazhdojmë kontratën e tij sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lexo po ashtu Guardiola fotografohet duke darkuar me agjentin e Araujos, shton thashethemet për transferimin e mbrojtësit te Man City

“Araujo po na jep shumë dhe ai vlerësohet shumë në klub dhe në dhomën e zhveshjes”, përfundoi trajner i Barcelonës.

Ndryshe, Araujo pëlqehet shumë nga Manchester City dhe Chelsea, por është lidhur edhe me një interesim nga rivalët e Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version