Trajneri i Barcelonës, Xavi nuk ka dhënë ndonjë informatë në lidhje me transferimin e mundshëm të Robert Lewandowskit nga Bayern Munich.
Emri i Lewandowskit ka qenë njëri nga më të përfolurit vitin e fundit, pasi një largim i tij nga Bavarezët duket shumë i mundshëm.
Sulmuesi polak është lidhur me një transferim te Barcelona, ndërsa disa media kanë shkruar se tashmë ka edhe marrëveshje mes palëve.
Për situatën e tij është pyetur edhe trajneri i klubit nga Camp Nou, por Xavi ka refuzuar të japë ndonjë detaj.
“Lewandowski te Barça? Sigurisht që Lewandowski është një lojtar i madh, por ne duhet të fokusohemi në ndeshjen e Ligës së Evropës”, ka thënë fillimisht Xavi.
“Unë mund ta kuptoj pyetjen tuaj – por nuk është momenti i duhur për të diskutuar rreth saj”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Gjatë ditës së djeshme, drejtori i Bayernit, Oliver Kahn ka thënë se polaku do të mbetet në Allianz Arena pa asnjë dyshim. /Telegrafi/