Xavi Hernandez ishte i kënaqur me rezultatin e El Clasico, por ai e bëri të qartë se rezultati nuk mund ta bëjë skuadrën e tij të duket mirë. Përveç kësaj, ai kërkoi më shumë nënshkrime.
Barcelona ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen El Clasico ndaj Real Madridit të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të përgatitjeve para-sezonale të dy klubeve.
Pas ndeshjes foli trajneri i Barcelonës, Xavi, i cili ishte i lumtur me fitoren, por kërkon ende më shumë nga skuadra, por edhe nga drejtuesit sa i përket përforcimeve.
“Rezultati është shumë i favorshëm, por kjo nuk do të thotë se ne kemi pasur një lojë të shkëlqyer. Madridi ka një skuadër shumë më të madhe se e jona. Ata po largojnë lojtarë dhe ende kanë një sërë mundësish. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.
“Jam i kënaqur me mënyrën se si konkurruam, por ka shumë gjëra që duhen përmirësuar dhe në shumë momente kemi ngjasuar me atë që duam të jemi”.
“Është gjithmonë më mirë të fitosh dhe jam i lumtur, por ne jemi në një proces para-sezonal. Unë u thashë lojtarëve se nuk ishim aq të këqij në ditët e kaluara ose aq të mirë një ditë tjetër. Unë mendoj Madridi luajti futboll të mirë”.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1685438692381302785
“Mendoj se i jemi afruar në shumë momente asaj që duam të jemi. Të mos e humbasim, të sulmojmë hapësira. Të mos kemi perfide të panevojshme. Po stërvitemi mirë. Jemi në rrugën e duhur dhe kjo sapo ka filluar. Jam i lumtur me rezultatin dhe me katalanasit, por objektivi ynë është i 13-ti ndaj Getafes”.
“Çfarë mungon? Mendoj se na mungojnë disa gjëra. Duhet të forcohemi pak më shumë. Presidenti dhe drejtuesit e sportit e dinë këtë. Për të qenë konkurrues, duhet të forcohemi”.
“Evropa? Unë besoj shumë në këtë ekip, por mendoj se ne kemi nevojë për diçka më shumë. Detyra ime në pritje si trajner është të konkurroj më shumë atje. Nuk fshihemi. Është një nga objektivat e sezonit”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/