Telegrafi

Xavi është një fans i madh i lojës së tij – Barcelona afër transferimit të Karim Adeyemit

Karim Adeyemi pritet të jetë transferimi i parë i Xavit te Barcelona.

Sipas asaj që raportohet nga Sport1, trajneri i katalunasëve e pëlqen shumë lojën e 19-vjeçarit.

Oferta e parë për Adeyemin nga Barcelona do të jetë pesë vite kontratë, derisa Red Bull Salzburg mund t’i fitojë 40 milionë euro.

Thuhet se skuadra austriake nuk do të pranojë ofertën e huazimit me të drejt blerje në verën e vitit të ardhshëm, por shitje direkt.

Barcelona është në presion të madh pasi edhe Borussia Dortmundi është në garë për të dhe thuhet se mund të ofrojë 35 milionë euro.

Paga e lojtarit do të ishte pesë milionë, nëse i bashkohet skuadrës nga Bundesliga edhe pse Barcelona është favorite. /Telegrafi/