Lionel Messi u detyrua vitin e kaluar të largohet nga Barcelona pas 21 viteve qëndrim në gjigantin katalunas.
Ylli argjentinas iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain, por në Kataluni vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e tij.
I fundit që ka folur për një rikthim të mundshëm të Messit është trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Messi dhe Xavi kanë qenë shok shumë të mirë sa ishte spanjolli aktiv në futboll dhe së bashku me Andres Iniestan ishin një treshe e jashtëzakonshme.
Xavi ka thënë se Messi e meriton një fazë të dytë te Barcelona dhe nëse pyetet ai për rikthimin e argjentinasit ka një ‘PO’ të fuqishme.
“Unë do të doja që koha e Messit në Barcelonë të mos kishte përfunduar. Mendoj se ai meriton një fazë të dytë këtu te Barcelona”.
“Uroj të ndodh kështu. Nëse pyetja është se a do të doja që ai të rikthehej? Përgjigjja është një po e fuqishme”, u shpreh trajneri i Barcelonës për rikthimin e mundshëm të Messit në Camp Nou.
Xavi: "I would like Messi's time at Barcelona not to have ended. I think he deserves a second stage here at FCB. I wish so. If the question is whether I would like him to come back? The answer is a resounding yes!". 🔵🔴 #FCB pic.twitter.com/mLmCClKA6N
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 29, 2022
Ditë më parë qarkulluan zyra për një rikthim të argjentinasit, por ende nuk ka asgjë konkrete pasi Messi ka një kontratë të vlefshme me PSG-në deri në verën e vitit të ardhshëm me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Barcelona duket se ka larguar krizën financiare dhe ka bërë transferime të mëdha këtë verë duke nënshkruar me emra si Robert Lewandowski, Jules Kounde, Raphinha, Franck Kessie apo Andreas Christensen. /Telegrafi/