Site icon Telegrafi

Xavi e pranon se iu gëzuan humbjes së Realit: Manchester City është skuadra më e fortë në botë

Manchester City ka eliminuar Real Madridin nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve për të kaluar në finalen e madhe.

Ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar baras 1-1, derisa në të kthimit City e demoloi gjigantin spanjoll duke e mposhtur 4-0.

Fitores së Cityt i janë gëzuar edhe tifozët e Barcelonës, për faktin se kanë eliminuar rivalin e tyre më të madh, por edhe për Pep Guardiolën një legjendë e katalunasve.

Këtë e ka pranuar edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez që ka thënë se janë gëzuar suksesit të Guardiolës pasi City sipas tij është skuadra më e mirë në botë.

“Për katalanasit ishte një gëzim, por ne profesionistët i kushtojmë shumë rëndësi kampionatit”.

Lexo po ashtu Festime fantastike nga Barcelona për fitimin e titullit: Xavi shpërndanë birra për tifozët

“Ajo që ka rëndësi nuk është se Reali humb, rëndësi ka të shohësh gëzimin e tifozëve. City e meritoi, ishte shumë më superior. Është skuadra më e mirë në botë”, u shpreh Xavi.

Kujtojmë që në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, Manchester City që synon trofeun e parë përballet me Interin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version