Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, është duke u lidhur me një rikthim te Barcelona gjatë këtij afati kalimtar.
Braziliani e ka njoftuar klubin francez se dëshiron të largohet dhe njëherësh edhe kampioni i Ligue 1 është i interesuar që ta largojë.
Dëshira e tij kryesore është të rikthehet në Camp Nou, ndërsa katalunasit duhet ta gjejnë formulën e transferimit të tij, kur kihet parasysh situata e tyre financiare.
Megjithatë, Xavi Hernadez dhe Joan Laporta kanë ide të kundërta lidhur me kthimin e Neymarit te Blaugranët.
Trajneri nuk e dëshiron, sepse mendon se mund ta prishë harmoninë në zhveshtore, ndërsa presidenti e do transferimin e tij, pasi beson se do t’i siguronte Barcës sponsorë të rinj, do t’i rriste shitjet dhe do ta mbushte stadiumin. /Telegrafi/