Barcelona ka transferuar shumë yje këtë verë, por duket se ata synojnë edhe rikthimin e legjendës së tyre, Lionel Messi, verën e ardhshme.
Për Barcelonën, nuk mund të ketë nënshkrim më të madh se rikthimi i Lionel Messit. Argjentinasi e la klubin i hidhëruar, pasi Barcelona refuzoi ofertën e tij për rinovimin e kontratës.
Megjithatë ditët e fundit, Joan Laporta ka pranuar se rikthimi i Messit është një aspiratë e tij, ndërsa Xavi Hernandez gjithashtu deklaroi se Messi duhet të ketë shansin tjetër për t’u pensionuar te Barcelona.
Duke pasur parasysh ndjenjën e tradhtisë, mund të duhet pak kohë që Messi të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me Barcelonën ndërsa Laporta është President. Ylli i Paris Saint-Germain ka një marrëveshje deri në vitin 2023.
Duke shkruar në rubrikën e tij ekskluzive për Caught Offside, Fabrizio Romano ka thënë se nuk është diçka që po konsiderohet nga Messi tani.
🚨 Here we go! The latest EXCLUSIVE transfer news brought to you by @FabrizioRomano…
🔴 Cristiano Ronaldo's future
🔵 Chelsea pushing for a centre-back
➕ Lionel Messi's future, where will Arsenal strengthen, Manchester City's pursuit of Marc Cucurella and more!
— CaughtOffside (@caughtoffside) July 31, 2022
Argjentinasi është i fokusuar në udhëheqjen e kombëtares së tij në Kupën e Botës “Katar 2022”, pas së cilës do të vendosë për të ardhmen e tij.
Romano gjithashtu vuri në dukje se një kalim në Ligën Premier nuk ka gjasa të ndodh për yllin argjentinas.
Pastaj lind pyetja e pasojave. Blaugranët kanë shpenzuar shumë për të krijuar një vijë të sulmit aktuale me shtatë sulmues cilësorë dhe kjo mund të detyrojë ri-konfigurimin e ekipit.
Nëse ndonjë nga këto ka rëndësi, kur faktori sentimental është kaq i fortë për Barcelonën, mund të jetë pyetja më e rëndësishme. /Telegrafi/