Telegrafi

Xavi: De Jong dhe De Ligt e kanë ADN-në e Barcelonës

Foto: Goal/Getty

Legjenda e Barcelonës, Xavi është i bindur nga kualiteti i madh i dyshes së Ajaxit, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt.

Talentet e mëdhenj holandezë De Jong dhe De Ligt janë dyshja më e përfolur e momentit në futbollin evropian.

Ndeshja e tyre prej kampioni me Ajaxin dhe kombëtaren holandeze kanë bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas shërbimeve të tyre.

Njëra nga to, padyshim se është edhe Barcelona, e cila ka një lidhje të madhe me futbollistët holandezë.

De Jong dhe De Ligt llogariten ndër talentet më të mëdhenj në botë

Edhe legjenda, Xavi e pranon se mund t’i shohë të dy lojtarët të transferohen te Barcelona, pasi sipas tij ata e kanë ADN-në e klubit katalunas.

“Më pëlqejnë shumë, do të ishin shumë të mirë për Barçën”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Ata nuk e humbasin topin, luajnë mirë, tashmë kanë ADN-në e Barçës, duke ardhur nga Ajax, e cila gjithmonë ishte një shkollë e mirë për ne”

“Ata gjithashtu janë shumë të rinj”, përfundoi legjenda e Barcelonës. /Telegrafi/