Telegrafi

Xavi bëhet zyrtarisht trajner i Al Saddit

Xavi Hernandez (Foto: Tom Dulat/Getty Images/Guliver)

Pak ditë pas pensionimit nga futbolli, Xavi Hernandez është futur menjëherë në punën si trajner.

Legjenda e Barcelonës u largua si lojtar i Al Saddit, mirëpo nuk është larguar nga klubi, pasi sot është emëruar trajner i tyre.

Skuadra nga Katari ka njoftuar zyrtarisht se spanjolli është trajner i tyre që nga sezoni i ri.

Legjenda spanjolle ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi me Al-Sadd (2021).

Lexo po ashtu Karriera dhe trofetë e fituar nga Xavi - legjenda pensionohet nga futbolli

Xavi kishte bërë të ditur se ai do të futej shpejtë në profesionin e trajnerit, mirëpo nuk ka fshehur dëshirën e tij që ta marrë drejtimin e Barcelonës në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/