Barcelona ka marr kritika, pavarësisht se fitoi ‘El Clasicon’ në Kupën e Mbretit kundër Real Madrid të enjten.
Blaugranët arritën fitore me rezultat 1-0, duke regjistruar vetëm katër goditje dhe vetëm 35 për qind të posedimit të topit.
Xavi Hernandez iu kundërpërgjigj kritikëve dhe theksoi se mposhtja e një skuadre aq të fortë sa Real Madridi është gjithçka tjetër veçse një detyrë e lehtë.
“Barcelona është klubi më i vështirë në botë, ju mundni Real Madridin 1-0 dhe nuk është bindëse dhe nëse është e kundërta është festë kombëtare”.
“Në Barcelonë duhet të fitosh dhe të bindshëm, dhe ky është qëllimi ynë. Por kundërshtarët janë kampionët e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve, dhe nëse të shtyjnë lart është e vështirë”.
“Është një çështje e të kuptuarit të futbollit. Të flasësh për posedimin e topit kur ata luajnë një me një është absurde. Ne nuk u vendosëm në zonë për të luajtur ulët, Real Madridi na vuri [në këtë situatë]. Ky është futbolli”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/