Xabi Alonso ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën spanjolle të Marcas.
Ish-futbollisti i shumë skuadrave dhe Real Madridit ka zbardhur edhe një fakt se si kanë bërë një plan me Sergio Ramosin dhe Jose Mourinho për ta ndaluar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messin.
Ky i fundit u shkaktonte telashe futbollistëve madrilen pasi ishte i pandalshëm në çdo pjesë të fushës së blertë.
“Messi më ka dëmtuar shumë, kam vuajtur shumë, na ka trullosur shumë kokën. Biseduam shumë me Mourinhon dhe me Sergio (Ramos), si mund ta kontrollonim atë? Ai bashkëvepronte shumë mirë me Xavin, ku kontrollonin shumë mirë topin në mesfushë e sulm”.
“Ne filluam ta kontrollonim kur unë u mundoja ta ndaloja sa herë e kishte topin ndërsa Ramos e ndiqte si hije sa herë ishte pa top argjentinasi.
“Xavi më thirri në një rast, por unë qëndrova me Messin, pasi që nuk duhet të largohesha prej tij së bashku me Ramosin. Kështu filluam ta kontrollonim mjaft mirë dhe në këtë formë u barazuam me Barçën”, tha Alonso.
Kujtojmë se 36-vjeçari ka luajtur 158 ndeshje për Los Blancos dhe ka shënuar katër gola. /Telegrafi/