Site icon Telegrafi

‘X Factor’ humb shikuesit, shqiptarja e famshme konsiderohet si shpëtimtare (Foto)

Seritë e fundit të shout të talenteve ‘X Factor’ kanë pësuar rënie në shikueshmëri, ndërsa të premten nga juria dha dorëheqje Nick Grimshaw.

Mirëpo, në mes të gjithë këtij kaosi, shefi i spektaklit, Simon Cowell, duket se është duke parë një “dritë në fund të tunelit” te Rita Ora, dhe fokusi është që të sigurojnë zgjatjen e kontratës me yllin e muzikës pop, transmeton koha.net.

Sipas Daily Star, shqiptarja e famshme është objektivi i tij numër 1, sepse Cowell e sheh atë si personi që mund ta bëjë shfaqjen madhështore përsëri.

Ndërsa disa raportime thonë se Louis Tomlinson tashmë ka arritur marrëveshje për të zënë vendin e lënë bosh në juri.

Disa raportime thonë se Rita ka arritur marrëveshje me ‘X Factor’, por ende nuk është asgjë e sigurt, ndërsa për 25-vjeçaren janë të interesuar që ta rikthejnë edhe krerët e “The Voice of UK”.

Exit mobile version