Site icon Telegrafi

Wuhani në ujë, rrezikohet jeta e 34 milionë kinezëve – reshjet e mëdha të shiut ia marrin jetën 141 personave

Të paktën 140 persona kanë humbur jetën dhe janë zhdukur nga vërshimet që kanë ndodhur në pjesën qendrore të Kinës si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut, ku qyteti Wuhan që konsiderohej si epiqendra e coronavirusit është shndërruar në një “lumë” të madh.

Qyteti i Wuhanit që ka 11 milionë banorë, gjendet në listën e qyteteve ku niveli i ujit në lumin Yangtze është rritur dhe që konsiderohet si lumi më i madh në Kinë, transmeton Telegrafi.

Vërshimet në Kinë janë të zakonshme gjatë verës, në veçanti në afërsi të lumit Yangtze që i ka 6 mijë kilometra dhe kalon nëpër një sërë rajonesh.

Autoritet e atjeshme deri më tani kanë konfirmuar se 141 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur, kurse 28 mijë shtëpi janë shkatërruar – duke ua rrezikuar jetën 38 milionë njerëzve.

Megjithatë reshjet e mëdha të shiut dhe të pandërprera që nga java e kaluar,ka bërë që ndërtesat deri në katin e tretë të mbulohen nga uji. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=77Dq9HKdlDA&feature=emb_title

 

Exit mobile version